Forca të shumta të Policisë shqiptare pranë stadiumit, para ndeshjes Shqipëri – Angli - Gazeta Express
string(82) "forca-te-shumta-te-policise-shqiptare-prane-stadiumit-para-ndeshjes-shqiperi-angli"

Futboll

Gazeta Express

16/11/2025 17:36

Forca të shumta të Policisë shqiptare pranë stadiumit, para ndeshjes Shqipëri – Angli

Futboll

Gazeta Express

16/11/2025 17:36

Shqipëria do t’i bëj sonte konak Anglisë në “Air Albania”, me ndeshjen që nis nga ora 18:00.

Përgatitjet për këtë ndeshje të madhe kanë nisur para disa ditësh, teksa gjatë ditës së sotme janë shtuar edhe forcat e rendit.

Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në Shqipëri kishin vendosur për masa më të rrepta gjatë ditës së ndeshjes, duke nisur nga rrethojat rreth stadiumit, deri në hyrje në tribuna.

Tashmë, përmes një postimi në rrjetet sociale, Policia e Shtetit ka publikuar disa fotografi të forcave të rendit para stadiumit “Air Albania”.

“Shërbimet e Policisë së Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e detajuar të masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri–Angli”, shkruan Policia e Shtetit shqiptar.

Ndeshja Shqipëri – Angli është vetëm sa për formalitet, pasi kuqezinjtë e kanë siguruar vendin e dytë që dërgon në “play-off”, ndërsa Anglia e ka siguruar kalimin direkt në Botërorin e vitit 2026.

Ndeshja e parë mes dy kombëtareve në këto kualifikime u luajt në mars në Londër, me Anglinë që fitoi 2-0./GazetaExpress/