“Forca Kosova”, lojtarët e Ferizajt e përkrahin kombëtaren nga stërvitja - Gazeta Express
string(69) "forca-kosova-lojtaret-e-ferizajt-e-perkrahin-kombetaren-nga-stervitja"

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 20:20

“Forca Kosova”, lojtarët e Ferizajt e përkrahin kombëtaren nga stërvitja

Futboll

Gazeta Express

24/03/2026 20:20

Gjatë stërvitjes së sotme, Ferizaj ka bërë një gjest të madh, në drejtim të kombëtares së Kosovës.

Klubi i Ferizajt ka publikuar një video në rrjetin social “Facebook”, përcjell “Gazeta Express”.

Në video shihen lojtarët e Ferizajt duke bërtitur “Forca Kosova!”.

Kjo përkrahje vjen dy ditë para ndeshjes së madhe të Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.

Ajo përballje luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit të vitit 2026.

Ndeshja në fjalë do të luhet më 26 mars, e enjte.

Në rast triumfi, atëherë Kosova do t’i bënte konak fituesit të përballjes Turqi – Rumani në “Fadil Vokrri”.

Por, edhe në rast humbjeje, Kosova prapë do të luajë në shtëpi, por ajo ndeshje do të ishte miqësore, me humbësin e përballjes mes Turqisë dhe Rumanisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement