Kontingjenti i Forcës Detare shqiptare po vazhdon pjesëmarrjen në operacionin “Sea Guardian” në Mesdhe, që synon forcimin e sigurisë detare dhe stabilitetit rajonal.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi profesionalizmin dhe gatishmërinë e trupave shqiptare, duke theksuar se mbrojtja dhe kontributi në misionet ndërkombëtare mbeten prioritet i qeverisë.
“Kontigjenti X i Forcës Detare vijon angazhimin në kuadër të operacionit të NATO-s ‘Sea Guardian’.
💪 Ruajtja e nivelit më të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë, brenda dhe jashtë vendit, përbëjnë prioritet absolut të #MBROJTJES2030”, shkruan Rama.