Forca Ajrore e Ukrainës: Rusia lëshoi katër raketa dhe 140 dronë gjatë natës - Gazeta Express
string(75) "forca-ajrore-e-ukraines-rusia-leshoi-kater-raketa-dhe-140-drone-gjate-nates"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:50

Forca Ajrore e Ukrainës: Rusia lëshoi katër raketa dhe 140 dronë gjatë natës

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 10:50

Ndërsa Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe udhëheqësit evropianë përgatiten të takohen me Donald Trump në Uashington, forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi katër raketa dhe 140 dronë në një sulm gjatë natës ndaj Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, ai shtoi se 88 dronë u rrëzuan, me goditje të regjistruara në 25 lokacione në gjashtë rajone në Ukrainë.

Duke postuar në mediat sociale, kreu i zyrës presidenciale të Zelenskyy tha se kishte pasur “një tjetër sulm balistik rus” në Zaporizhzhia

“Pikërisht për këtë arsye Putini nuk dëshiron armëpushim – ai kënaqet duke bombarduar qytete paqësore, ndërsa flet për një dëshirë të supozuar për t’i dhënë fund luftës”, shkroi në rrjetin social ‘X’ Andriy Yermak, ndihmësi presidencial i Zelenksyy-t.

“Deri më tani, nuk shohim një dëshirë të tillë”, vijoi ai më tej