Fondit Rajonal i Sfidave shpall Thirrjen e Parë të Interesit në mbështetje të trajnimeve bashkëpunuese në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor - Gazeta Express
string(137) "fondit-rajonal-i-sfidave-shpall-thirrjen-e-pare-te-interesit-ne-mbeshtetje-te-trajnimeve-bashkepunuese-ne-6-vendet-e-ballkanit-perendimor"

Fondit Rajonal i Sfidave shpall Thirrjen e Parë të Interesit në mbështetje të trajnimeve bashkëpunuese në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqiperi

Gazeta Express

26/02/2021 13:40

25 Shkurt, 2021 Prishtinë, Kosovë–Fondi Rajonal i Sfidave organizoi të enjten, eventin kombëtar për shpalljen e thirrjes së parë të interesit, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues në 6vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë webinar morrën pjesë përfaqësues të institucioneve publike përgjegjëse për arsimin dhe aftësimin profesional, organizatave të huaja, dhomës së tregtisë, ofruesit e trajnimeve aftësuese, ndërmarrjeve dhe shoqatave.

Lexo Edhe:

Në fjalën e tij, Z.Berat Rukiqi, President i Dhomës së Tregtisë së Kosovës, përmendi ankesat e vazhdueshme të bizneseve në vend mbi mungesën e fuqisë punëtore të aftësuar për punë.

“Kjo vjen si rezultat i sistemit të dobët arsimor, biznese kryesisht të vogla dhe mosbashkëpunimi i bizneseve me shkollat profesionale. Pikërisht, për këtë Fondi Rajonal i Sfidave do të përkrahë iniciativa apo bashkëpunime të bizneseve dhe shkollave profesionale,” tha ai.

Sipas Rukiqit, bizneset, shkollat por edhe vetë nxënësit në Kosovë do të kenë shumë përfitime nga trajnimet bashkëpunuesve të cilat lidhen kryesisht me avancimin e të rinjve kosovarë në tregun e punës. Ai u bëri thirrje bizneseve që së bashku me shkollat profesionale të aplikojnë në Fondin Rajonal të Sfidave. .

Nisma e lehtësimit të financimit të Fondi Rajonal të Sfidave,e para në llojin e saj, është krijuar për të rritur punësimin e të diplomuarve në arsimin dhe aftësimin profesional (VET).  Ajo synon gjithashtu të fuqizojë produktivitetin dhe konkurueshmërinë e ndërmarrjeve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Z.Klaus Bader-Labarre,  Drejtor i Programit YES të GiZ në Kosovë sqaroi se si Fondi Rajonal i Sfidave ashtu edhe programi i GiZ “ Youth, Employment and Skills” operojnë nën të njëjtën llogjikë programimi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të aprovar nga Ministria Federale Për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik si donator.

Sipas tij, objektivi i këtyre dy projekteve është të rrisë shanset e punësimit për të rinjtë kosovarë duke përmirësuar cilësinë dhe rolin e arsimit dhe aftësimit professional në vend.   Bader-Labarre sqaroi se një bashkëpunim i suksesshëm mes një shkolle profesionale dhe një sipërmarrjeje është i arritshëm dhe kërkon angazhimin e trajnuesve dhe mësuesve profesionisht, zbatimin e planeve sistematike mësimore, ngritja e rrjeteve të trajnimit dhe punësimit, por edhe bashkëpunimi me prindërit të cilët duhet të ndihen të sigurtë që fëmijët e tyre janë të mbrojtur.

Për më tepër, ai theksoi rëndësinë e ngritjes dhe zgjerimit të strukturave institucionale dhe pjesëmarrjen efikase të sektorit privat në nisma të tilla.

Falë investimeve në pajisje dhe infrastrukturë në projektet e përzgjedhura por edhe bashkëpunimit me institucionet aftësuese dhe ndërmarrjet, RCF synon qëtë përmirësojë cilësinë e përgjithshme të arsimit dhe aftësimit profesional dhe përafrojë atë me nevojat e tregjeve rajonale të punës.

Sipas Z. Rene Eschemann, Drejtor i Zyrës së KfW-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, një sistem i fortë dhe modern i arsimit dhe aftësimit professional përbën shtyllën kryesore të komunitetit të biznesit dhe një bazë e mirë për të rinjtë që nisin përgatitjen për punësim.

Pikërisht për këtë arsye, Qeveria Gjermania nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim KfW do të financojë Fondin Rajonal të Sfidave duke alokuar 19 milion Euro për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nga të cilat përfiton edhe Kosova. Synimi është që nëpërmjet financimit të mbështeten shkollat e arsimit dhe aftësimit professional dhe sipërmarrjet vendase për nevojat për investime.

Trajnimi në praktikë, sipas tij, do t’i pajisë të rinjtë me aftësitë e duhura që kërkohen në tregun e punës dhe tu japë atyre një mundësi premtuese për të ardhmen.

RCF ofron burime domethënëse financiare dhe këshilluese për të mbështetur angazhimin masiv të modeleve të dyfishta dhe bashkëpunuese të arsimit. Duke ofruar mundësinë e përdorimit të elementëve inovativë dhe modernë, RCF inkurajon institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional të zgjerojnë më tej partneritetet me ndërmarrjet.

Për informacione të mëtejshme jeni të lutur të kontaktoni: Renato Vasili, [email protected]