Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje 6% të ekonomisë globale gjatë vitit 2021 - Gazeta Express

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon rritje 6% të ekonomisë globale gjatë vitit 2021

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:18

Shpërndarja e vaksinave kundër koronavirusit dhe ndihmat masive qeveritare do të përshpejtojnë rritjen e ekonomisë globale në një nivel rekord këtë vit, një ripërtëritje e fuqishme nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, parashikon Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Agjencia huadhënëse, në të cilën marrin pjesë 190 vende të botës, thotë se pret që ekonomia botërore të rritet 6% gjatë vitit 2021, 5.5% që ishte parashikuar në janar.

Kjo do të ishte rritja më e madhe e ekonomisë globale e shënuar nga FMN-ja që nga viti 1980.

FMN-ja parashikon që gjatë vitit 2022, rritja ekonomike ndërkombëtare do të jetë më e vogël 4.4%, por gjithsesi më e lartë nga parashikimi me 4.2% që u bë në muajin janar.

Sipa vlerësimeve të fundit të ekonomistëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ekonomia globale u tkurr 3.3% gjatë vitit 2020, pas recesionit shkatërrues që erdhi si rezultat i shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në fillim të vitit të kaluar.