Fondacioni për përkrahjen e Hashim Thaçit e kujton ditën kur ai u inaugurua president - Gazeta Express

Fondacioni për përkrahjen e Hashim Thaçit e kujton ditën kur ai u inaugurua president

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 13:26

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” e ka kujtuar ditën kur është inauguruar për president Hashim Thaçi, raporton Gazeta Express.

Një gjë e tillë ka ndodhur saktësisht pesë vite më parë.

“Inaugurimi i presidentit Hashim Thaçi, më 8 prill 2016, pesë vjet më parë”, kanë shkruar nga ky fondacion.

Hashim Thaçi ka qëndruar në pozitën e të parit të shtetit më shumë se 4 vite, derisa, i njejti ka dhënë dorëheqje pas arrestimit nga Specialja.

Pozitën e tij e ka marrë tashmë Vjosa Osmani që ditë më parë është votuar si presidente e vendit./Express/