Pronari i Golden Eagle, Shaqir Palushi me bashkëpunetorë ka vizituar sot ish-ushtarin e UÇK-së, Xhem Rexhepi.
“Sot vizituam ish-ushtarin e UÇK-së, Xhem Rexhepi, nga fshati Zhiti i Komunës së Vitisë. Prej 17 vitesh ai dergjet i shtrirë në shtrat, i goditur nga një sëmundje e rëndë që ia mori të dyja këmbët. Kurrë nuk e kisha menduar që një njeri që kontribuoi për lirinë tonë të jetë në një gjendje të tillë, pa një përkujdesje të duhur. Plagët dhe dhimbjet e tij bien mbi ndërgjegjen tonë kolektive. Fondacioni Frutex dhe Golden Eagle ndajnë 10.000 € për mjekimin e tij”, thuhet në njoftim.