string(125) "fondacioni-floil-cares-nenshkruan-memorandum-bashkepunimi-me-shoqaten-down-sindrom-kosova-dhe-komitetin-paralimpik-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2022 14:46

Fondacioni ‘’Floil Cares’’ nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Shoqatën Down Sindrom Kosova dhe Komitetin Paralimpik të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

01/11/2022 14:46

Fluidi Group vazhdon të kontribuojë në të mirën e shoqërisë sonë. Së fundmi Fluidi Group ka lansuar edhe fondacionin “Floil Cares” i cili synon të ndihmojë komunitetet në nevojë.

Kësaj radhe, përmes fondacionit “Floil Cares”, Fluidi Group ka ndërmarrë iniciativën të krijojë kampanjën “1 cent” me slogan “Dhuro pak, ndihmo shumë!” dhe të kontribuojë në ndihmë të dy organizatave shumë të rëndësishme.

CEO i Fluidi Group, z.Berat Mustafa, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me dy organizatat, Shoqatën Down Syndrome Kosova e cila është përfaqësuar nga znj.Sebahate Beqiri dhe poashtu Komitetin Paralimpik të Kosovës të përfaqësuar nga znj.Njomëza Emini.

Z.Berat Mustafa ka shprehur vullnet që përmes shitjeve të produktit vendor, vajit Floil, të mblidhen fonde të cilat do të shkojnë direkt për nevojat e këtyre dy organizatave, ku i përgëzoi për punët e mrekullueshme që po i bëjnë në dobi të atyre në nevojë, dhe po ashtu gjithë shoqërisë në përgjithësi.

Përmes kampanjës “1 cent – Dhuro pak, ndihmo shumë!” Fluidi Group do mbledhë 1 cent nga çdo blerje e vajit Floil dhe do t’i dhurojë ato për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Shoqatën Down Syndrome Kosova.

Qëllimi i kampanjës është që të sensibilizojë shoqërinë rreth bamirësisë ku të gjithë bëhen pjesë e ndihmës përmes blerjes së rregullt të vajit, pa pasur nevojë të dhurojnë shuma shtesë. Fondacioni “Floil Cares” vazhdon të punojë në ideimin e kampanjave tjera të cilat do ndihmojnë drejtpërdrejtë edhe komunitetet tjera në nevojë në vendin tonë.

aaaaa