Për të gjithë adhuruesit e kuzhinës japoneze, foleja foods sjellë në Prishtinë restaurantin Japanos. Duke sjellë një përvojë të vërtetë gastronomike japoneze, Japanos ofron një menu të pasur me shije dhe atmosferë. Me përkushtim ndaj cilësisë, Japanos është një vend ku shija dhe përvoja janë në harmoni të përkryer.
Atmosfera në Japanos është e qetë dhe një ambient me dizajn modern. Dekorimi minimalist dhe detajet autentike japoneze, shtojnë në atmosferën e njëjtë si në një restorant autentik në kryeqytetin e madh japonez. Kjo atmosferë e veçantë bën që vizita në Japanos të jetë një eksperiencë më shumë se një mënyrë për të shijuar ushqimin, është një udhëtim kulturor në botën e kuzhinës japoneze.
Menyja e restorantit përfshin disa nga pjatat më të njohura japoneze.
Sushin më të shijshëm e gjeni në Japanos. I përgatitur me kujdes me peshk të freskët dhe përbërës të zgjedhur me kujdes, sushi në këtë restorant përmbush të gjitha pritshmëritë e një adhuruesi të vërtetë të sushit. Secila pjatë sjell një kombinim të shijeve dhe teksturave.
Ramen-i i tyre është një pjatë e cila nuk duhet të lihet pa u provuar. Me një supë të pasur dhe aromatike, nudle të freskëta dhe përbërës si vezë të ziera, ramen-i i Japanos është një udhëtim në botën e kuzhinës japoneze.
Për t’i kompletuar ushqimet tuaja, Japanos ofron një përzgjedhje të shkëlqyer të pijeve tradicionale japoneze. Ndërsa për adhuruesit e çajit, çaji i gjelbër japonez është një zgjedhje perfekte për ta shijuar pas një vakti të këndshëm.
Ejani dhe shijoni ushqimet më të shijshme në vend, në një ambient të veçantë dhe modern si Japanos në Prishtinë.