Në një kohë kur blerjet online po bëhen pjesë e përditshme e jetës sonë, Foleja vazhdon të inovojë për t’u ofruar klientëve një përvojë sa më të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt. Platforma më e madhe e-commerce në vend prezanton mënyrën më të re të pagesës: OneFor – një sistem modern që garanton efikasitet, siguri dhe komoditet maksimal për çdo përdorues.
Tashmë, klientët e foleja.com mund të kryejnë pagesat e tyre përmes OneFor, duke përfituar menjëherë 5% zbritje në çdo produkt, pa asnjë kufizim. Qoftë për blerje të vogla apo për investime më të mëdha, kjo zbritje është mënyra më e mirë për të kursyer ndërsa shijon eksperiencën e re të pagesës online.
OneFor njihet për standardet e larta të sigurisë dhe për teknologjinë e avancuar që mbron të dhënat financiare të përdoruesve. Përmes këtij partneriteti, foleja synon të ofrojë një ambient të besueshëm për blerje online, ku çdo transaksion kryhet me transparencë dhe shpejtësi.
Foleja x OneFor – lehtësia dhe siguria në çdo pagesë online
Ky partneritet shënon një hap të ri drejt inovacionit në tregun e e-commerce, duke sjellë përvoja më të avancuara dhe më të sigurta për çdo përdorues. Me OneFor, foleja modernizon mënyrën e pagesave dhe e bën blerjen online më të thjeshtë dhe të sigurt.
Paguaj me OneFor në foleja.com dhe përfito 5% zbritje në çdo produkt.
Më shumë lehtësi, më shumë siguri, më shumë përfitime – vetëm në foleja.