Foleja dhe Kolegji AAB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi strategjik - Gazeta Express
string(71) "foleja-dhe-kolegji-aab-nenshkruajne-marreveshje-bashkepunimi-strategjik"

Foleja.com

Foleja.com

10/02/2026 13:20

Foleja dhe Kolegji AAB nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi strategjik

Foleja.com

Foleja.com

10/02/2026 13:20

Foleja ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB, me qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe industrisë, si dhe krijimin e mundësive konkrete për zhvillimin profesional të studentëve.

Kjo marrëveshje u hap rrugë studentëve, veçanërisht atyre të Drejtimit Ekonomik, për të përfituar nga praktikat profesionale, angazhimi në projekte reale dhe përvoja direkte në fusha kyçe si biznesi, marketingu, financat dhe teknologjia. Foleja do të kontribuojë aktivisht duke ndarë eksperiencën e saj si kompani në rritje dhe me fokus në inovacion.

Përveç aspektit akademik, marrëveshja thekson edhe bashkëpunimin në fushën e biznesit. Ky partneritet krijon mundësi për projekte të përbashkëta, zhvillim të ideve inovative dhe përfshirje të studentëve në procese reale biznesi, duke i dhënë atyre një përvojë të çmuar dhe duke përforcuar lidhjen mes edukimit dhe tregut profesional.

Përmes kësaj iniciative, Foleja riafirmon angazhimin e saj për të investuar në dije, talent dhe të ardhmen profesionale të të rinjve, duke kontribuar në zhvillim të qëndrueshëm dhe ndikim pozitiv në shoqëri.

Advertisement
Advertisement
Advertisement