Foda pyetet për ofertën arabe që refuzoi, i kthehet gazetarit: Pse po më pyet tash? - Gazeta Express
string(80) "foda-pyetet-per-oferten-arabe-qe-refuzoi-i-kthehet-gazetarit-pse-po-me-pyet-tash"

Futboll

Gazeta Express

07/09/2025 17:36

Foda pyetet për ofertën arabe që refuzoi, i kthehet gazetarit: Pse po më pyet tash?

Futboll

Gazeta Express

07/09/2025 17:36

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, teksa trajneri gjerman u pyet edhe se a është penduar për refuzimin e ofertës nga Arabia Saudite.

Fillimisht, Foda e pyeti gazetarin se pse po i bëhet kjo pyetje tani, ndërsa vazhdoi me përgjigjen.

Kur e kam marr vendimin që të jem trajner i Kosovës, kam vendosur me gjithë zemër. Jam trajner i Kosovës me shumë qejf dhe dëshirë. Jam i vetëdijshëm që edhe mund të mos kualifikohemi tutje, por unë këtu ndihem shumë mirë dhe shpresoj që të jem edhe shumë gjatë këtu.

Kosova përballet me Suedinë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.