Foda përzgjedh 23 lojtarët për ndeshjen ndaj Zvicrës, zbulohen dy futbollistët që mbeten në tribuna - Gazeta Express
string(98) "foda-perzgjedh-23-lojtaret-per-ndeshjen-ndaj-zvicres-zbulohen-dy-futbollistet-qe-mbeten-ne-tribuna"

Futboll

Gazeta Express

05/09/2025 10:24

Foda përzgjedh 23 lojtarët për ndeshjen ndaj Zvicrës, zbulohen dy futbollistët që mbeten në tribuna

Futboll

Gazeta Express

05/09/2025 10:24

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka zgjedhur listën prej 23 futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion sonte për ndeshjen ndaj Zvicrës në Basel, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Nga 25 sa janë ftuar gjithsej për këtë grumbullim, dy prej tyre nuk do të jenë as në bankën rezervë, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Ron Raçin dhe Florian Haxhën, të cilët do ta ndjekin këtë ndeshje nga tribunat.