Foda për mungesën e Rrahmanit: Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar - Gazeta Express
string(74) "foda-per-mungesen-e-rrahmanit-kemi-mjaftueshem-mbrojtes-per-ta-zevendesuar"

Futboll

Gazeta Express

07/09/2025 17:20

Foda për mungesën e Rrahmanit: Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar

Futboll

Gazeta Express

07/09/2025 17:20

Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u pyet edhe për mungesën e kapitenit, Amir Rrahmani.

“Amir Rrahmani është ndër lojtarët më të rëndësishëm. Ai pati një lëndim në ndeshjen e kaluar. Si kapiten dhe lider i ekipit patjetër do të na mungojë. Kemi mjaftueshëm mbrojtës për ta zëvendësuar kapitenin”, tha Foda.

Kosova përballet me Suedinë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë