Foda nuk tregoi pse s’i ftoi Celinën e Sahitin, Taulant Dajaku i reagon ashpër: S'ki mi zgjedh për dhandërr - Gazeta Express
string(103) "foda-nuk-tregoi-pse-si-ftoi-celinen-e-sahitin-taulant-dajaku-i-reagon-ashper-ski-mi-zgjedh-per-dhanderr"

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 16:18

Foda nuk tregoi pse s’i ftoi Celinën e Sahitin, Taulant Dajaku i reagon ashpër: S’ki mi zgjedh për dhandërr

Sport

Gazeta Express

01/09/2025 16:18

Taulant Dajaku i ka reaguar ashpër selektorit të kombëtares së Kosovës, Franco Foda lidhur me një deklaratë të tij në konferencën për shtyp.

Franco Foda u paraqit para gazetarëve në konferencën e sotme, për herë të parë para grumbullimit të shtatorit.

Ai e ka arsyetuar vetën për mosftesën ndaj Emir Sahitit dhe Bersant Celinës.

“Edhe Bersant Celina edhe Emir Sahiti e dinë arsyen se përse nuk janë ftuar në ekip këtë radhë. Me të dy kam biseduar, por kjo informatë nuk është për t’u ndarë me publikun. Në të ardhmen do të bisedoj prapë me ta dhe do të shohim…”, ka thënë Foda.

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar dhe analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” ka reaguar ashpër ndaj këtyre fjalëve të Fodës, duke thënë se futbollistët në fjalë nuk ka “për t’i zgjedhur për dhandërr”.

“Merr 1.4 milion për 30 ditë pune aktive dhe nuk ka kurajë të jetë transparent (e ka mësuar nga shefat e vet ta përdorë pozitën si pashallëk)… Franco Foda, GoFu##Yourself, nuk je te për të zgjedhur lojtarët për dhëndurë, se s’kanë me ta marrë çikën për grua, por për lojtarë që japin kontribut në fushë për. Turp për gazetarët sportivë që rrinë si dele, kur njeriu që është i thirrur të jetë transparent për vendimet që merr, ju shet sapunin për djathë!”, ka shkruar Dajaku në rrjetin social “Facebook”.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje në kuadër të ndeshjeve të shtatorit, të cilat janë të parat në kualifikimet e Kupës së Botës të vitit 2026.

Më 5 shtator, “Dardanët” i shkojnë Zvicrës në Basel, teksa më 8 shtator i bënë konak Suedisë në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/