Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Sllovakisë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u shpreh se janë gati për këtë përballje shumë të rëndësishme.
“Kemi patur stërvitje të mira në tri ditët e fundit. Kemi punuar shumë taktikisht. Kemi dëshmuar që mund të fitojmë ndeshje si mysafirë”, tha Foda.
Kosova përballet me Sllovakinë nesër nga ora 20:45 në Bratisllavë në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...