Kombëtarja e Kosovës po mban konferencën zyrtare për media, para ndeshjes ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda tha se e ka analizuar në detaje humbjen ndaj Zvicrës dhe u shpreh i bindur se do të bëjnë paraqitje të mirë ndaj Suedisë.
“Kemi qenë të vetëdijshëm që Zvicra ka një ekip shumë të fortë. Duke qenë se Zvicra ka një ekip shumë të fortë. Nuk përmbyllet gjithçka me një lojë. Në pjesën e dytë kemi treguar një lojë pak më të mirë. Dje i kemi analizuar gabimet në thelb veç e veç kundër Zvicrës. Tani jam shumë i bindur se kundër Suedisë do të bëjmë një ndeshje të mirë”, tha Foda.
Kosova përballet me Suedinë nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë