Foda e mirëpret Avdullahun te Kosova, pret shumë nga ai - Gazeta Express
string(54) "foda-e-mirepret-avdullahun-te-kosova-pret-shume-nga-ai"

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 13:55

Foda e mirëpret Avdullahun te Kosova, pret shumë nga ai

Futboll

Gazeta Express

01/09/2025 13:55

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mirëpritur në ekipin e tij të porsaardhurin, Leon Avdullahu, i cili vendosi t’ju thotë “PO” Dardanëve duke hequr dorë nga mundësia për të luajtur për Zvicrën.

Trajneri gjerman foli sot në konferencë për shtyp për prurjen më të re, i cili në mëngjesin e sotëm zbarkoi në Kosovë, shkruan “Gazeta Express”.

“Për Leon Avdullahun jemi të gëzuar dhe shumë të kënaqur që ka vendosur të luajë për Kosovën. Ai ka kaluar te Hoffenheimi. Është integruar shumë shpejt dhe po tregohet i suksesshëm në Bundesligë. Kemi biseduar shumë me të në muajt e fundit. E kam parë që ka personalitet shumë të mirë. Është lojtar specifik, sidomos në mesfushë. Mund të luajë kudo që do ta vendosim. Jemi të gëzuar që e kemi tani në ekip”, u shpreh Foda. /Gazeta Express