string(98) "foda-duhet-te-jemi-stabile-dhe-te-shfrytezojme-rastet-nuk-do-te-jete-ndeshje-e-lehte-ndaj-komoreve"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2025 18:23

Foda: Duhet të jemi stabilë dhe të shfrytëzojmë rastet, nuk do të jetë ndeshje e lehtë ndaj Komoreve

Futboll

Gazeta Express

08/06/2025 18:23

Kombëtarja e Kosovës është në përgatitjet përfundimtare para ndeshjes ndaj Komoreve, në ndeshjen e fundit miqësore para fazës kualifikuese për Kupën e Botës. Trajneri Franco Foda ka folur para gazetarëve, duke theksuar rëndësinë e organizimit, qasjes taktike dhe shfrytëzimit maksimal të rasteve për gol.

Duke analizuar kundërshtarin, Foda tha:
“Komoret luajnë me sistemin 4-3-3 dhe shumica e lojtarëve të tyre aktivizohen në Francë. Janë të mirë në posedim të topit dhe shumë aktivë në sulm. Në përgjithësi, ndeshja nuk do të jetë e lehtë, por ne duhet të jemi më stabilë dhe t’i shfrytëzojmë mundësitë që krijojmë, ashtu si ato që i patëm ndaj Armenisë.”

Ai theksoi se që prej ardhjes së tij në krye të Kosovës, skuadra ka ndjekur parime të qarta loje me theks te ofensiva dhe presioni i lartë:
“Që nga viti i kaluar, kur jam angazhuar, kemi pasur parime të qarta loje dhe ide të qarta se si t’i zbatojmë në fushë. Që nga minuta e parë do të bëjmë presion ndaj kundërshtarit dhe do të luajmë në mënyrë ofanzive. Mendoj se duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë si ndaj Armenisë. Kemi shënuar gola dhe kemi bërë 38 goditje, prej tyre 16 në portë – që është diçka e rrallë.”

Në prag të ndeshjes, Foda ka lënë të kuptohet se nuk do të ketë shumë ndryshime në përbërje, edhe pse do të ketë një vlerësim përfundimtar gjatë stërvitjes së fundit:
“Sot kemi stërvitjen përmbyllëse dhe do të shohim cilët lojtarë do t’i angazhojmë. Në bazë të kësaj stërvitjeje do të ketë mundësi edhe për ndonjë ndryshim eventual. Megjithatë, sigurisht që nuk do të eksperimentojmë shumë, sepse është ndeshja e fundit para kualifikimeve të Botërorit në shtator.”

aaaaa