FMN mirëpret formimin e institucioneve: Kosova ka ndërtuar një historik të mirë të disiplinës fiskale, por deficiti është thelluar - Gazeta Express
string(128) "fmn-mirepret-formimin-e-institucioneve-kosova-ka-ndertuar-nje-historik-te-mire-te-disiplines-fiskale-por-deficiti-eshte-thelluar"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 13:57

FMN mirëpret formimin e institucioneve: Kosova ka ndërtuar një historik të mirë të disiplinës fiskale, por deficiti është thelluar

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 13:57

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar të premten se, përkundër kufizimeve si qeveri në detyrë gjatë tërë vitit të kaluar,  ekonomia e vendit ka shënuar performancë të mirë, me të hyra buxhetore sipas planifikimit dhe rritje të vazhdueshme ekonomike e të punësimit.

Murati tha se mungesa e reformave legjislative dhe mosratifikimi me kohë i marrëveshjeve ndërkombëtare kanë qenë faktorë kufizues, por që ekzekutimi i planifikuar i të hyrave ka mundësuar vazhdimin e mbështetjes për sektorin privat, ekonominë dhe amvisëritë.

Në konferencën për media pas vizitës së Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë në Kosovë, shefi i kuletës së shtetit, tha se formimi i shpejtë i institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit pritet të përshpejtojë procedimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, si dhe miratimin e buxhetit për vitin 2026, duke shmangur rrezikun e mbetjes pa buxhet dhe humbjes së fondeve ndërkombëtare.

“Si qeveri në detyrë nuk i kishim të gjitha instrumentet në dispozicion, sidomos ato reformat legjislative, si dhe mungesën e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, por përkundër gjithë këtyre faktorëve kufizues, mund të konsiderojmë se ekonomia ka përformuar mirë, të hyrat buxhetore kanë qenë në ekzekutim ashtu siç ka qenë e planifikuar, gjë që na ka mundësuar si qeveri, edhe pse ishim me kompetenca të kufizuara të vazhdojmë mbështetjen edhe të sektorit privat, ekonomisë dhe të amvisërive. Kjo ka rezultuar ën rritje të vazhdueshme ekonomike, të punësimit, por edhe po besoj se trendi i njëjtë tashmë do të përshpejtohet duke pasur parasysh nga rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kishim një formim të shpejtë të institucioneve edhe të kuvendit dhe të qeverisë këtë javë. Besoj se shumë shpejtë tani do të vazhdojmë tutje edhe me procedimin, ratifikimin , e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe të buxhetit vjetor për vitin 2026, gjë që i eviton rreziqet e parapara që ishin qoftë rreziku për të mbetur pa buxhet, apo edhe rreziku tjetër financiar që në rast të mos ratifikimit me kohë të këtyre marrëveshjeve ndërkombëtare kjo do të rezultonte në humbje të atyre fondeve. Me ratifikim e marrëveshjeve sot pritet, Kosova do të ketë3 mundësi shtesë që t’i jap një përshpejtim edhe më tutje rritjes ekonomike”, ka thënë Murati.

Guvernatori i Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili, bëri të ditur se gjatë misionit të radhës janë diskutuar sektori financiar, perspektiva ekonomike dhe politikat përkatëse.

Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar u vlerësua si hap i mirëpritur zhbllokimi i situatës politike, i cili përkoi me përmbylljen e konsultimeve në kuadër të Nenit IV.

Sipas udhëheqës i misionit të FMN, David Amaglobeli, ekonomia e Kosovës ka treguar reziliencë, por pasiguria politike ka pasur koston e saj, duke ngadalësuar rritjen ekonomike në 3.5 për qind në fund të tremujorit të tretë të vitit të kaluar, nga 4 për qind një vit më herët.

Inflacioni në fund të vitit 2025 ka arritur në 5.3 për qind, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimit, ndërsa deficiti i llogarisë rrjedhëse është thelluar në 9.6 për qind, i nxitur nga importi i lartë i mallrave, përfshirë energjinë.

Sa i përket politikave fiskale, FMN vlerëson se Kosova ka ndërtuar një historik të mirë të disiplinës fiskale, me borxh të ulët publik. Megjithatë, deficiti është thelluar në vitin 2025, pjesërisht për të zbutur ndikimin e ngërçit politik, ndërsa për vitin 2026 pritet të arrijë rreth 2 për qind të Bruto Produktit Vendor.

“Presim qe inflacioni të shkojë 2 për qind deri në fund të vitit, por duhet pasur parasysh që ende vazhdojnë disa rreziqe, dhe politikat duhet të rikalibrohen në përputhje me këto rreziqe. Sa i përket politikave fiskale, Kosova ka ndërtuar një historik të mirë të disiplinës së mirë fiskale viteve të fundit, me një deficit të ngadalshëm dhe borxh të ulët publik. Në vitin 2025 deficiti është thelluar dhe kjo pjesërisht ka ndihmuar që të zbus ndikimin negativ të ngërçit politik. Bazuar në politikat aktuale vlerësojmë një  deficit 2026 që do të rritet diku 2 për qind të GDP-së., që nënkupton që do të jetë një impuls pozitiv fiskal në një kohë ku balancat e jashtme po zgjerohen dhe rezervat fizike duhet të zhvillohen…Inkurajomë përpjekjet për të zgjeruar kapacitete të prodhimit të energjisë, përfshirë ato nga burimet e ripërtritshme  të përmirësohet eficienca e energjisë që çmimet të përafrohen me kushtet e tregut”, ka shtuar ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement