“Fluturon Mirlind Daku”, sulmuesi shqiptar e bën supermenin - Gazeta Express
string(56) "fluturon-mirlind-daku-sulmuesi-shqiptar-e-ben-supermenin"

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 19:10

“Fluturon Mirlind Daku”, sulmuesi shqiptar e bën supermenin

Futboll

Gazeta Express

21/11/2025 19:10

Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe Rubin Kazanit, Mirlind Daku njohet si një nga lojtarët më të hareshëm te kombëtarja e Shqipërisë.

Njëjtë duket se ka ndodhur të jetë edhe në grumbullimin e fundit të kombëtares shqiptare.

Në një video të publikuar në “instaStory” nga Arlind Ajeti, Mirlind Daku shihet duke ‘fluturuar’.

Ai shihet duke dalë nga dritarja e prapme e veturës dhe duke bërë “supermenin”, duke shkaktuar të qeshura të mëdha.

Mirlind Daku e Arlind Ajeti me shokë u kualifikuan për “play-offin” e Botërorit, me Shqipërinë që në mars në gjysmëfinale do të luajë ndaj Polonisë, teksa në rast kualifikimi në finale, do të ketë punë me Ukrainën ose Suedinë./GazetaExpress/