Fluturojnë me klikime Ledri Vula dhe Capital T - Gazeta Express

Fluturojnë me klikime Ledri Vula dhe Capital T

Rozë

Gazeta Express

20/06/2020 20:39

Kënga e re e dy reperëve kosovar Ledri Vula dhe Capital T “DMP” e lansuar mbrëmë nga reperët ka fluturuar me klikime në youtube

Pandemia i kishte lënë pa këngë të reja për një kohë por tani kënga e re e Capital T dhe Ledri Vula duket se ka kthyer edhe verën.

Dyshja e maçomenëve reperë kanë publikuar këngën mbrëmë dhe ajo duket se ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Kënga brenda 24 orëve ka kaluar në “real time” më shumë se 1.6 milionë klikime dhe ka marrë shumë komente pozitive nëpër rrjetet sociale. /GazetaExpress/