Në teatrin “Adriana” në Ferizaj kanë filluar provat për komedinë më të re “fluturimi mbi teatrin e Kosovës” me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji të Agon Myftarit.
Çka është “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”?
Një komedi politike, satirike dhe shpesh absurde – mbi një nga ngjarjet më serioze të këtij shekulli: lindjen e shtetit të Kosovës e pasqyruar nga një trupë teatrore që po përpiqet ta gjejë rrugën e vet drejt të ardhmes, shtetformimit dhe mbijetesës.
Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët: Blin Mani, Nexhat Xhokli, Dardane Mehmeti, Sherif Bega, Elton Tahiri
Skenografia: Mentor Berisha
Kostumet: Eleonora Gagica
Muzika: Lindita Isufi