“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” në Ferizaj dhe Prishtinë - Gazeta Express
string(56) "fluturimi-mbi-teatrin-e-kosoves-ne-ferizaj-dhe-prishtine"

Arte

Gazeta Express

09/12/2025 16:45

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” në Ferizaj dhe Prishtinë

Arte

Gazeta Express

09/12/2025 16:45

Më 10 dhjetor në Teatrin “Adriana” në Ferizaj e më 12 dhjetor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, luhet shfaqja komedi “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” me regji të Agon Myftarit.

Komedia “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Agon Myftarit sjell një rrëfim të mprehtë, plot humor, situata absurde dhe të vërteta që i takojnë realitetit tonë artistik e shoqëror.

Pak para shpalljes së pavarësisë, Teatrit i kërkohet të përgatisë një shfaqje solemne për nder të ditës historike, ndonëse institucionet janë të paqarta dhe presioni politik i lartë. Përplasja mes kërkesave të mëdha dhe realitetit të teatrit, me ego artistësh dhe kaos organizativ, krijon një komedi që kritikon politikën, artin dhe shoqërinë e asaj kohe.

Advertisement
Advertisement
Advertisement