Fluturimet me helikopterë e aeroplanë, Salvini hetohet për abuzim të pushtetit - Gazeta Express
string(77) "fluturimet-me-helikoptere-e-aeroplane-salvini-hetohet-per-abuzim-te-pushtetit"

Fluturimet me helikopterë e aeroplanë, Salvini hetohet për abuzim të pushtetit

Gazeta Express

12/12/2019 19:07

Kreu i opozitës italiane, Matteo Salvini po hetohet për përdorimin e aeroplanëve dhe helikopterëve të policisë dhe zjarrfikësve për të udhëtuar në Itali, ndërsa ishte në detyrë si ministër i Brendshëm.

Salvini, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë, ishte ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër nga qershori 2018 deri në gusht 2019.

Lexo Edhe:

Gazetat ”Corriere della Sera” dhe ”Il Fatto Quotidiano” theksuan se Salvini  duhej të përballej me  akuza për abuzime me detyrën sepse në 35 raste ai dhe stafi i tij kanë  përdorur aeroplanët  dhe helikopterët e policisë ose zjarrfikësve.

Avionë dhe helikopterë të tillë normalisht duhet të përdoren vetëm për qëllime operative, por kanë ndihmuar Salvinin të marrë pjesë në ngjarje institucionale dhe politike.

Drejtuesi i Lidhjes së Veriut (Lega Nord) nuk i ka komentuar ende akuzat e reja ndaj tij.