Fluturaket pa pilot që Kosova i bleu nga SHBA lansohen me dorë - Gazeta Express
string(62) "fluturaket-pa-pilot-qe-kosova-i-bleu-nga-shba-lansohen-me-dore"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 12:14

Fluturaket pa pilot që Kosova i bleu nga SHBA lansohen me dorë

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 12:14

Dje ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Kosova ka blerë fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, pagesa e të cilave është kryer në vitin 2021.

Maqedonci ka publikuar një fotografi të kësaj fluturake.

Fluturaket RQ-20 Puma lëshohen me dorë e më pas kontrollohen nga toka.

Express ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjes për të kuptuar se sa fluturake të tilla janë blerë dhe sa kanë kushtuar, por deri tani nuk kanë kthyer përgjigje.