Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdar po shënohet fluks jashtëzakonisht i madh i qytetarëve.
Për këtë arsye, udhëtarët janë inkurajuar që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.
Autoritetet apelojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale në kufi.