Fluks i lartë udhëtarësh në 10 ditët e para të gushtit në Kakavijë - Gazeta Express
string(66) "fluks-i-larte-udhetaresh-ne-10-ditet-e-para-te-gushtit-ne-kakavije"

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 11:19

Fluks i lartë udhëtarësh në 10 ditët e para të gushtit në Kakavijë

Shqiperi

Gazeta Express

12/08/2025 11:19

Në pikën kufitare Kakavijë gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe dalë rreth 12.400 persona dhe mbi 4.100 mjete.

Nga këta, afërsisht 8.000 kanë hyrë në Shqipëri dhe rreth 4.400 kanë dalë. Ndërsa në hyrje janë regjistruar rreth 2.600 mjete dhe në dalje 1.500.

Nga 1 deri më 10 gusht 2025, totali i kalimeve ka arritur mbi 112.000 persona dhe rreth 37.500 mjete.

Ndërkohë në Kakavijë po punohet me 4 sportele nga pala shqiptare, 2 në hyrje dhe 2 në dalje. Ndërsa pala greke ka në funksion 3 sportele për përpunimin e dokumentacionit. Koha mesatare e pritjes në periudhat e ngarkesës është rreth 40 minuta.