Në pikën doganore të Hanit të Hotit ka nisur tashmë fluksi i parë i pushuesve të huaj dhe vendas, që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror. Ky fluks i shtuar dëshmon për rritjen e ndjeshme të interesit për vendin tonë si një destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar në Europë.
Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria vijon të kryesojë në nivel europian përsa i përket rritjes së flukseve turistike, me një rritje mbresëlënëse prej 136%, krahasuar me periudhën para pandemisë COVID-19.
aaaaa