Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar në aksin rrugor në drejtim të Lezhës - Gazeta Express
string(78) "fluks-i-larte-pushuesish-trafik-i-renduar-ne-aksin-rrugor-ne-drejtim-te-lezhes"

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 11:23

Fluks i lartë pushuesish, trafik i rënduar në aksin rrugor në drejtim të Lezhës

Shqiperi

Gazeta Express

01/08/2025 11:23

Dita e parë e muajt gusht nis me mbingarkesë në qarkullimin e automjeteve në drejtimin verior.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ABC News, vargu i makinave nis nga mbikalimi i Patokut dhe vazhdon deri në qytetin e Lezhës.

Një nga shkaqet e ketij trafiku mbetet bllokimi i urës së vjetër disa ditë më parë pranë Milotit.

Pritet në orët në vijim trafiku të rëndohet akoma dhe më shumë, nga fluksi i lartë i automjeteve në këtë fillim muaj, me pushues nga zona të ndryshme të vendit, që preferojnë bregdetin e Adriatikut.