Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin për ndryshim - Gazeta Express
string(88) "florjan-binaj-kurdo-qe-te-caktohet-votimi-ne-do-te-marrim-pjese-me-vizionin-per-ndryshim"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 18:13

Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin për ndryshim

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2025 18:13

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, i cili ka shpallur zyrtarisht nisjen e fushatës së tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës si kandidat i pavarur, me mbështetje nga opozita, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e procesit.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve këtë të enjte, 9 tetor, Binaj theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë për ndryshim, duke e pozicionuar veten si përfaqësues i një politike të ndershme dhe të bazuar në besimin e qytetarëve.

“Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët.

Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve.”, shkruan Binaj.