Florjan Binaj, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Berisha konfirmon mbështetjen e PD - Gazeta Express
string(92) "florjan-binaj-kandidati-i-opozites-per-bashkine-e-tiranes-berisha-konfirmon-mbeshtetjen-e-pd"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 16:12

Florjan Binaj, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Berisha konfirmon mbështetjen e PD

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2025 16:12

Partia Demokratike ka vendosur zyrtarisht të mbështesë aktorin e njohur Florjan Binaj si kandidat të opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Lajmi u konfirmua nga Sali Berisha, pas mbledhjes së kryesisë së vogël dhe grupit negociator të PD-së.

Grupi i mandatuar nga Partia Demokratike do t’u paraqesë aleatëve tanë mendimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit dhe komunikatorin e talentuar, zotin Florjan Binaj” deklaroi Berisha.

Deri më tani, dakordësinë për mbështetjen e kandidaturës së Binajt e ka shprehur vetëm nisma “Shqipëria Bëhet”, por kreu i PD-së u shpreh i bindur se shumë shpejt do të sigurohet bashkimi i gjithë forcave opozitare rreth kësaj kandidature.

Në të njëjtën dalje, Berisha reagoi edhe ndaj akuzave se opozita po pengon mbledhjet e Komisionit Rregullator të KQZ-së, duke theksuar se “është detyrim kushtetues që të respektohen procedurat ligjore”.