Florim Ejupi: Vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK’së - Gazeta Express
string(54) "florim-ejupi-vrasesi-i-tahir-zemajt-eshte-brenda-ldkse"

Gazeta Express

19/11/2020 21:31

Florim Ejupi: Vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK’së

Gazeta Express

19/11/2020 21:31

Florim Ejupi që akuzohet nga Aleksandër Vuçiq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK’së.

Analistët në studio e pyetën Ejupin për vrasësin e Zemajt për shkak se për këtë vrasje akuzohet vet Ejupi.

“Nuk është në interesin e Armend Zemaj ta zbulojë kush e vrau Tahir Zemajn sepse i dalin njerëzit e tij. Nuk po them njerëzit shumë afër tij, por larg nuk shkon. E kam fjalën për njerëzit e partisë së vet”, ka thënë Ejupi në Dukagjin.

Florim Ejupi ishte arrestuar edhe në vitin 2014-të pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmetaj, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.