Kërcyesi nga Gjakova, Florid Gashi, ka arritur një sukses të madh në garën tradicionale të kërcimeve nga ura historike e Mostarit, duke u renditur në vendin e dytë.
Gashi grumbulloi të njëjtat pikë me fituesin e garës, por sipas rregullores dhe shortit, vendi i parë i takoi garuesit tjetër, ndërsa shqiptarit nga Kosova iu nda vendi i dytë.
Në një prononcim për Tv Syri, Florid Gashi u shpreh i lumtur për pjesëmarrjen dhe rezultatin e arritur.
Në garën e kërcimeve nga ura e Mostarit këtë vit morën pjesë 30 garues nga vende të ndryshme të botës, duke e bërë edhe një herë këtë ngjarje një pikë takimi për adhuruesit e sportit dhe traditës së kërcimeve në ujë.