Florian Marku fton të gjithë në meçin e tij të ardhshëm - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

23/02/2021 16:51

Florian Marku fton të gjithë në meçin e tij të ardhshëm

Sporte tjera

Gazeta Express

23/02/2021 16:51

Florian Marku fitoi meçin ndaj Rylan Charlton të shtunën, duke e vazhduar rekordin e tij pa humbje në boksin profesionist.

Por, Marku synon shumë më shumë sesa kaq, shkruan Gazeta Express.

Nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook, Marku paralajmëroi luftën e radhës, që do të jetë në verë.

Ai madje ftoi të gjithë tifozët në këtë event që sipas tij do të jetë i madh.

“Lufta ime e radhës këtë verë do të jetë me publik një event i madh dhe të gjithë jeni të ftuar” – shkroi ai.