Real Madrid po lidhet me disa lojtarë këtë verë, teksa synon të mbushë boshllëqet në skuadër.
Disa nga këto pista duken më pak reale, por nëse presidenti Florentino Pérezi arrin të realizojë një ose dy transferime të mëdha, pakënaqësitë në “Bernabéu” do të zbeheshin.
Një nga emrat është anësori i Bayern Munich, Michael Olise, bën me dije “Football Espana”.
Francezi është ndjekur nga disa klube të mëdha evropiane dhe u përmend për një kalim te Reali që në shkurt.
Bayern ka mohuar se do të shqyrtojë oferta për të, edhe pse është folur për një ofertë rreth 160 milionë euro.
Sipas gazetarit Christian Falk, interesi i Realit është real dhe po shtyhet nga vetë Pérez.
Një sezon i dobët mund ta shtyjë klubin drejt shpenzimeve më të mëdha, ndërsa Rodrygo Goes nuk pritet të rikthehet deri në vitin 2026.
Megjithatë, thuhet se Bayern nuk do ta refuzonte menjëherë një ofertë prej rreth 160 milionë eurosh, edhe pse aktualisht nuk ka plane për ta shitur lojtarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2029 dhe pa klauzolë lirimi.
Reali ka ulur shpenzimet pas pandemisë dhe, në moshën 24-vjeçare, Olise është në kufirin e profilit për të cilin klubi zakonisht investon shumë.
Edhe pse skuadra ka mungesë në krahun e djathtë, pa një shitje të Vinícius Júnior ose Rodrygos, dhe me prioritete të tjera në merkato, ky transferim duket pak i mundshëm./GazetaExpress/