Paderborn ka regjistruar fitore ndaj Schalke 04 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Bundesliga 2.
Skuadra e drejtuar nga Lukas Kwasniok fitoi sonte me rezultatin 3:1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Home Deluxe Arena”, shkruan Gazeta Express.
Si zakonisht, Florent Muslija ishte titullar te Paderborni dhe kompletoi 90 minuta.
Mesfushori kosovar ishte më meritori në triumfin e skuadrës së tij, pasi ishte autor i dy golave.
25-vjeçari fillimisht shënoi nga penalltia në minutën e 53-të, e pastaj e vulosi fitoren me golin tjetër në minutën e 76-të.
Florent Muslija tani numëron katër gola në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.
Për vendasit golin e parë e shënoi Felix Platte (43’).
Ndërkaq, golin e vetëm për Schalken e shënoi Yusuf Kabadayi (90+9’).
Pas tetë xhirove, Paderborni ka grumbulluar 11 pikë dhe renditet i teti në tabelë.
Schalke 04 është në pozitën e 16-të me shtatë pikë. /Gazeta Express/
Abpfiff in der Home Deluxe Arena.
— SC Paderborn 07 (@SCPaderborn07) September 29, 2023
HEIMSIEG – und was für einer! Wir gewinnen gegen Schalke mit 3:1 und behalten die drei Punkte in Paderborn!💙🖤
Eine ganz starke Partie von unseren Jungs!👏 | #SCP07 #SCPS04 pic.twitter.com/vw4NWXjmPf