Florent Hasani e mposht dy herë Visar Bekajn, ia shënon një gol të bukur nga goditja e dënimit - Gazeta Express
string(93) "florent-hasani-e-mposht-dy-here-visar-bekajn-ia-shenon-nje-gol-te-bukur-nga-goditja-e-denimit"

Futboll

Gazeta Express

20/09/2025 0:00

Florent Hasani e mposht dy herë Visar Bekajn, ia shënon një gol të bukur nga goditja e dënimit

Futboll

Gazeta Express

20/09/2025 0:00

Sulmuesi kosovar, Florent Hasani ka shkëlqyer sot për ekipin e tij Boluspor, në ndeshjen ndaj Hatayspor.

Hasani i vetëm arriti që ta rikthejë skuadrën e tij nga humbja prej 2-0, duke i siguruar një barazim prej 2-2.

Bamgboye dhe Rui Pedro shënuan për vendasit, Hatayspor, me ç’rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

E dyta e tëra ishte e mysafirëve të Boluspor.

Fillimisht, Hasani shënoi nga penalltia në minutën e 60-të, ndaj portierit të kombëtares së Kosovës, Visar Bekajt.

Bekaj po ashtu u mposht përsëri nga Hasani në minutën e 96-të, me sulmuesin që shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit.

Hasani këtë sezon ka gjashtë gola në gjashtë ndeshje, teksa ka kontribuar edhe me një asistim./GazetaExpress/