Florent Boshnjaku u bënë dhuratë katër konkurrentëve që u diskualifikuan - Gazeta Express
string(72) "florent-boshnjaku-u-bene-dhurate-kater-konkurrenteve-qe-u-diskualifikuan"

Florent Boshnjaku u bënë dhuratë katër konkurrentëve që u diskualifikuan

Rozë

Gazeta Express

23/07/2021 19:14

“Lshoja Zanin”, është rubrika më e dashur në emisionin veror “Natë Vere” në T7.

Kjo rubrikë që ka për qëllim t’i promovojë talentet e rijnë në muzikë, po ngjallë shumë emocione edhe tek ata që po e shikojnë “Natë Vere”.

Lexo Edhe:

Si çdo të mërkurë dhe të enjte, edhe këtë herë u transmetuan nga katër talente të cilët me këngët e tyre rrëqethen edhe jurinë e “Lshoja Zanin”.

Nga tetë konkurrent sa u transmetuan gjithsejtë këtë javë, ku në juri përveç Adeas dhe Gencit ishte i ftuar special kompozitori Florent Boshnjaku, vetëm katër kaluan në fazën tjetër.

E katër konkurentët e tjerë që nuk kaluan këtë fazë, fituan një super dhuratë nga Florent Boshnjaku, i cili gjatë emisionit bëri të ditur se do të bëjë një këngë të përbashkët me 4 konkurentët që u skualifikuan këtë javë, shkruan Gazeta Express.

Konkurrentët që mbaruan rrugëtimin në “Lshoja zanin”, e që fituan dhuratën nga Florent Boshnjaku janë: Florentina Abazi, Jehona Marjakaj, Edi Zymeri dhe Eritolë Ademi.

Talent Show “Lshoja Zanin” transmetohet çdo të mërkure dhe të enjte në kanalin e T7, në kuadër të emisionit të verës, “Natë vere”, i cili zgjat deri me 1 shtator./GazetaExpress