Florent Boshnjaku, kompozitori i trendeve - Gazeta Express

Muzike

Gazeta Express

05/06/2020 15:39

Florent Boshnjaku, kompozitori i trendeve

Muzike

Gazeta Express

05/06/2020 15:39

Lidhja emocionale e boshnjakut me sintin, nga i cili dolën shumë hite

Kjo është kënga e parë që kompozitori i njohur Florent Boshnjaku e krijoi para më shumë se 25 vjetëve, këngë e cila do t’i hapte rrugë për një punë të gjatë dhe me përkushtim të madh.

Për gjithë këto vite ai krijoi hite të padiskutueshme, të cilat vazhdojnë të dëgjohen edhe sot, raporton emision #gjesi në T7.

Lidhje të fortë emocionale gjatë punës së tij, ai kishte pasur me këtë sint, pasi me të ai krijoi këngë e albume që i rezistuan kohës.

Profesionalizmi dhe mjeshtëria e karakterizojnë tash e sa vjet punën e kompozitorit të njohur shqiptar.

Këngë të shumta, hite e përpunime po ashtu, e përbëjnë krijimtarinë e gjatë të Boshnjakut.

Ai vazhdon të mbetet një nga më të kërkuarit, megjithëse skena muzikore gjatë këtyre 30 vjetëve ka ndryshuar shumë.

Vitet e 90-ta bënë revolucion në muzikën shqiptare.

Dhe edhe përkundër sfidave, artistët ishin ata që nuk ndaleshin së krijuari.

Pos kujtimeve të së kaluarës, Florent Boshnjaku nuk la pa u ndalur edhe te muzika e ditëve të sotme.

Duke qenë se është i pandalshëm në atë që bën, ai tregoi edhe për projektet të cilat do t’i dëgjojmë gjatë ditëve në vazhdim.

Boshnjaku aktualisht po punon rreth studios së tij të re, e cila do të jetë gati për pak muaj. Nga kjo studio pritet të ketë risi të mëdha për artistët dhe muzikën në përgjithësi./T7/