“Fliste shumë në telefon”, Williams thotë se Thaçi kontrollohej nga jashtë gjatë negociatave të Rambujes - Gazeta Express
string(101) "fliste-shume-ne-telefon-williams-thote-se-thaci-kontrollohej-nga-jashte-gjate-negociatave-te-rambujes"

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 13:47

“Fliste shumë në telefon”, Williams thotë se Thaçi kontrollohej nga jashtë gjatë negociatave të Rambujes

Lajme

Gazeta Express

17/09/2025 13:47

Ish-këshilltari i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Ëilliams  konfirmoi një deklaratë të tij të publikuar në një dokument të  13 shkurtit të vitit 1999 se Thaçi kontrollohej nga jashtë.

“gjithashtu se shqiptarët e diasporës kishin ndikim më të fortë dhe ishin shumë më këmbëngulës se sa ata që ishin brenda vendit.  ”, thuhet në atë deklaratë

Mbrojtja: Autori i këtij dokumenti thotë se këshilltarët që sipas jush jeni ju dhe zotëri Mar  Weller, keni thënë se sikur që pritej Thaçi kontrollohej fort nga jashtë,  a është kjo diçka që do të mund t’i kishit thënë ju autorit të këtij artikulli.

Williams: Po

Mbrojtja: A është kjo në përputhje nga ajo se çfarë keni vënë re ju gjatë bisedave në Rambuje?

Williams: Po

Mbrojtja: Cila ishte baza që ju e keni arritur përfundimin se Thaçi ishte i kontrolluar fort nga jashtë

Williams: Baza për këtë përfundim janë disa faktor, biseda të shumta përmes thirrjeve telefonike që realizonte Hashim Thaçi me persona të ndryshëm nga jashtë kështjellës, pra telefoni i tij binte në mënyrë të vazhdueshme , shpesh nënkuptonte që atij i duhej ose të dilte jashtë ose të shkonte në një cep të dhomës , delegacioni i Kosovës ishte në katin përdhese kështu që mund të dilnin lehtësisht në oborrin e kështjellës. Përfshirja ime në fshatin e Rambujes d.m.th. jashtë kështjellës ku unë takohesha rregullisht me një këshilltar amerikan që kishte marrëdhënie të ngushtë me UÇK-në dhe individë apo persona të tjerë të cilët më janë identifikuar si persona të UÇK-së, ku ne diskutonim dispozitat e ndryshme nga këndvështrimi i jurisit , nga një anë kishim telefonatat që zhvillonte zotëri Thaçi ….ti mund ta lexoje pak nga gjestikulacioni, pra ndonjëherë ke një koklavitje ose një përzierje të aktorëve dhe ka shumë aktor ose palë të tjera që me kanë venë në këtë përfundim. Pra krijohej përshtypja që dikush ishte në kontroll të negociatave ose në kontroll të pjesshme të negociatave, ose që ishin në një pjesë as kështu as ashtu , d.m.th. diku në mes, mua nuk më është krijuar përshtypje që ai kishte kontroll të plotë mbi negociatat, por mendoj se ai përfaqësonte interesat nga jashtë dhe mendoj që këto interesa nga jashtë kishin ndikimin e tij mbi autoritetin, mbi kontrollin ose sjelljen e tij gjatë negociatave.