Flick s’e do në skuadër, por ylli i Barçës nuk e mendon largimin - Gazeta Express
string(62) "flick-se-do-ne-skuader-por-ylli-i-barces-nuk-e-mendon-largimin"

Sport

Gazeta Express

27/01/2025 19:31

Flick s’e do në skuadër, por ylli i Barçës nuk e mendon largimin

Sport

Gazeta Express

27/01/2025 19:31

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka folur edhe një herë tjetër për situatën e sulmuesit Ansu Fati. 

Flick do të duhet të bëjë biznes deri më 3 shkurt, ku mundësitë më të mëdha janë që të ketë largime se sa prurje të reja në Kataloni. 

Pas fitores së thellë me rezultat 7-1 ndaj Valencias në shtëpi, skuadra e Flick duket se ka besim të plotë. 

Megjithatë, thashethemet kryesore fokusohen tek Ansu Fati, i cili edhe një herë tjetër mbeti në bankë ndaj Valencias, por kjo nuk e ka ndryshuar mendjen e tij që të largohet nga Barcelona. 

Karriera e Fatit mori një kthesë të padëshirueshme në dy vitet e fundit shkaku i lëndimeve, gjë që ndikoi tek forma e tij për klubin dhe kombëtaren. Ai ka luajtur si titullar në vetëm një ndeshje në kampionat që nga fillimi i sezonit, që dëshmon se Flick nuk llogaritë më në shërbimet e tij. 

“Nuk kam ndonjë informacion të ri për Ansu Fati. Ai dëshiron të qëndrojë, është në rregull, por të tjerët e merituan të luajnë”. 

 “Ai tani është shumë më mirë në stërvitje, është përmirësuar dhe ne do t’i ndihmojmë atij”, ka thënë Flick.

Advertisement
Advertisement
Advertisement