Flick ka vetëm fjalë të mira për yllin e Barçës, flet edhe për zemërimin e Yamalit - Gazeta Express
string(81) "flick-ka-vetem-fjale-te-mira-per-yllin-e-barces-flet-edhe-per-zemerimin-e-yamalit"

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 21:05

Flick ka vetëm fjalë të mira për yllin e Barçës, flet edhe për zemërimin e Yamalit

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 21:05

Barcelona kaloi një pasdite shumë të mirë të dielën, duke fituar lehtësisht 3-0 ndaj Levante në “Spotify Camp Nou”.

Golat për katalanasit u shënuan nga Marc Bernal, Frenkie de Jong dhe Fermin Lopez, duke i rikthyer në vendin e parë në La Liga me këto tre pikë.

Sipas “Marca”, trajneri Hansi Flick dha vlerësimin e tij për rezultatin dhe paraqitjen gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes.

“Sot dhamë një përgjigje shumë të mirë dhe kjo ishte ajo që më duhej. Kemi folur shumë dhe e pashë të reflektuar në fushë. Ishte shumë e rëndësishme të shënonim shpejt. Na dha besim që nga fillimi. Jemi përmirësuar me kalimin e minutave dhe e kemi merituar fitoren”, tha ai.

Flick foli me superlativa edhe për Joao Cancelo, i cili ishte lojtari më i spikatur në përballjen ndaj Levantes.

“Do të shohim nëse do të mbetet në formacionin titullar. Joao tregoi sot pikat e tij të forta. Ai krijon raste dhe mendoj se bëri një ndeshje shumë të mirë. Është një futbollist fantastik dhe mund të na ndihmojë shumë. Pamë gjithë cilësinë e tij, me të cilën krijoi shumë raste, sidomos në pjesën e parë. Kjo ishte ajo që doja prej tij”, shtoi ai.

Lamine Yamal u duk i zhgënjyer pasi u zëvendësua në fund të takimit, por Flick nuk është i shqetësuar për ndikimin që kjo mund të ketë.

“Mendoj se është normale (që ishte i zemëruar). Gjëja më e rëndësishme për mua është që kemi luajtur dhe që kemi lojtarë që meritojnë të luajnë si Roony. Ai është një futbollist shumë profesionist dhe kur hyri në fushë luajti mirë. Unë fokusohem te kjo”, u shpreh ai.

Flick u pyet edhe për rëndësinë e rikthimit të Barcelonës në krye të La Liga-s, vetëm një javë pasi kishte humbur vendin e parë ndaj Real Madrid.

“Është e rëndësishme të rikthehesh në krye, por ka ende shumë rrugë përpara. Jam i kënaqur që dhamë një përgjigje të mirë dhe kjo është ajo që dua të shoh nga skuadra. Jo çdo gjë ka qenë perfekte. Por fituam 3-0, janë tre pikë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, e mbylli Flick./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement