Flick e vlerëson lart PSG-në, trajneri i Barçës flet për super-përballjen e nesërme - Gazeta Express
string(82) "flick-e-vlereson-lart-psg-ne-trajneri-i-barces-flet-per-super-perballjen-e-neserme"

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 14:28

Flick e vlerëson lart PSG-në, trajneri i Barçës flet për super-përballjen e nesërme

Futboll

Gazeta Express

30/09/2025 14:28

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick e ka shprehur konsideratën e madhe për Paris Saint-Germainin.

Dy gjigantët evropianë do të përballen mes vete nesër mbrëma në ndeshjen kryesore të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

“Nuk do të jetë e lehtë nesër sepse atyre u pëlqen të bëjnë shumë presion. Ata dinë si të dominojnë me topin. Nesër duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë që nga fillimi. Kjo është Liga e Kampionëve”, deklaroi trajneri gjerman në konferencë për shtyp. /Gazeta Express