Barcelona prezantoi të premten transferimin e Joan Garcia, i cili vjen pas një sezoni magjik me rivalët lokalë, Espanyol.
24-vjeçari u ble për 25 milionë euro, shuma e klauzolës së tij, dhe shumëkush e sheh atë si portierin e parë të ri të klubit për sezonin e ardhshëm.
Thuhet se kjo ishte pikërisht pre-nga që i është premtuar Garcia-s për ta bindur të nënshkruajë me Barcelonën – një vendim që nuk do të pritet mirë nga kapiteni aktual dhe portieri titullar i dekadës së fundit, Marc-André ter Stegen.
Portieri gjerman është tani në shitje sipas klubit, pavarësisht se ai ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet dhe dëshiron të konkurojë për vendin e tij.
Ter Stegen është i pakënaqur me mënyrën se si është trajtuar situata, pasi askush në klub nuk ka biseduar me të përpara se të nënshkruhej Garcia.
Nga ana e klubit thuhet se nuk kanë ndjerë nevojë për t’i dhënë një shpjegim, duke e krahasuar me një situatë ku nuk do të konsultonin sulmuesit për të sjellë një të ri në ekip.
Megjithëse Barcelona deklaron se nuk do ta detyrojë ter Stegen të largohet, realiteti është se largimi i tij do të lehtësonte ndjeshëm barrën financiare të pagave.
Gazeta Sport raporton se Barcelona llogarit tek trajneri Hansi Flick që të zhvillojë një bisedë të sinqertë me portierin për rolin e tij nëse vendos të qëndrojë.
Në anën tjetër, Ëojciech Szczesny thuhet se kishte vendosur të pranonte ofertën dyvjeçare të Barcelonës, por deri më tani nuk e ka zyrtarizuar marrëveshjen.
Ai pritet të jetë zëvendësuesi i Garcia-s sezonin tjetër nëse ter Stegen largohet, ndërsa Inaki Peña pritet të largohet nga klubi.
Më poshtë në hierarki, Ander Astralaga ka edhe një vit kontratë, por pritet të rinovojë dhe të huazohet për të fituar më shumë minuta, ndërsa Aron Yaakobishvili do të zërë vendin e tij dhe të bëhet titullar për Barça Atletic./GazetaExpress/