Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë - Gazeta Express
string(64) "fletevotimet-e-zgjedhjeve-lokale-te-12-tetorit-arrijne-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:10

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

03/10/2025 8:10

Rreth 3.6 milionë fletëvotime për dy llojet e Zgjedhjeve Lokale, për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, pasditen e së enjtes kanë arritur nga Sllovenia në Kosovë.

Ky lajm është konfirmuar për Gazeta Express nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, mëngjesin e së premtes.

“Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale janë sjellur në Kosovë. Gjatë javës së ardhshme ato do të shpërndahen, fillimisht në Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq në ditën e zgjedhjeve do të shpërndahet për në Qendra të Votimit”, tha Elezi për Express.

Më tej, Elezi ka shpjeguar se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë shtypur për të gjithë procesin zgjedhor të 12 tetorit është 3,600,820 fletëvotime.

“Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale janë shtypur gjithsej 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për secilën lloj të zgjedhjeve. Ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe rezervat”, shpjegoi Elezi.

Në këtë numër të përgjithshëm përfshihen edhe 44,310 fletëvotimet për votimin me postë jashtë Kosovës, të cilat janë shtypur në mes të muajit shtator, para fillimit të periudhës së votimit për votuesit e regjistruar në diasporë.

Sipas të dhënave të Listës Votuese 2,025,105 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime prej të cilave 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvoitme të caktuara për votimin e rregullt, me 2,571 vendvotime, ndërkaq 38 Qendra të Votimit me githsej 54 vendvotime për votimin me kusht.