Flet vëllai i Babis: Nuk e kam vizituar në burg, s’jam bashkëpunëtor në krim - Gazeta Express
string(73) "flet-vellai-i-babis-nuk-e-kam-vizituar-ne-burg-sjam-bashkepunetor-ne-krim"

Flet vëllai i Babis: Nuk e kam vizituar në burg, s’jam bashkëpunëtor në krim

Lajme

Gazeta Express

22/09/2021 21:10

Vëllai i Babis Anagnostopoulos ka folur për herë të parë pas krimit makabër në Glyka Nera që çoi në vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch.

30-vjeçari mohon kategorikisht të ketë pasur gisht apo të ketë qenë bashkëpunëtor në vrasjen e realizuar nga dora e vëllait të tij pilot.

Lexo Edhe:

“Unë nuk kam asnjë përfshirje në këtë krim. Mora vesh se vëllai im është vrasësi kur isha në Alonissos, ditën kur vëllai im shkoi me helikopter dhe u arrestua. E mësova nga postimet. Pozicioni im është i vështirë. Unë e njihja Caroline. E gjithë kjo mund të dënohet.’’- tha ai.

Ndërkohë 30-vjeçari thekson se nuk e ka parë e as vizituar vëllain e tij në burg.

‘’Gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa ai është në burg, unë nuk e kam vizituar Babisin. Nuk e kam parë fare ”,- përfundoi ai.

Pak ditë më parë foli për herë të parë dhe nëna e Babis Anagnostopoulos e cila shmangu komentet për të birin, por vetëm foli për marrëdhëniet me familjen e viktimës.