“Flet ti për dinjitetin” – Heidi dhe Graciano debatojnë ashpër në BBVA - Gazeta Express
string(66) "flet-ti-per-dinjitetin-heidi-dhe-graciano-debatojne-ashper-ne-bbva"

TV/Film

Gazeta Express

03/05/2024 20:37

“Flet ti për dinjitetin” – Heidi dhe Graciano debatojnë ashpër në BBVA

TV/Film

Gazeta Express

03/05/2024 20:37

Ndonëse mbrëmjen e djeshme i pamë në shoqërinë e njëri-tjetrit duke bërë shaka dhe duke qeshur, sot Graciano dhe Heidi kanë debatuar me tone të larta.

Kjo pasi Graciano ka vazhduar ta ngacmojë Romeon duke e quajtur “Kallom Veshaj”, ndonëse aktori zgjodhi ta injoronte. Heidi ka ndërhyrë duke i dalë në mbrojtje partnerit të saj.

Lexo Edhe:

Pjesë nga debati:

Graciano: Nëse do ta mbrosh, mund ta mbrosh por ruaj atë dinjitetin tënd dhe Heidin që është.

Heidi: Do më flasësh ti mua për dinjitetin tim?

Graciano: Po sepse këtë po bën. Çfarë të bëra unë?

Heidi: Të thashë, mos u tall me emrin dhe kërceve.

Graciano: Sepse ke që dje që qeshe me mua, qeshe dhe u kënaqëm dhe nuk kishte asnjë lloj tendence dhe erdhe dje aty nga hiçi dhe erdhe aty dhe the që e teprova. Heidi çfarë po bën?