Flet shqiptarja që dhuroi për spitalin grek 600 maska që i qepi vetë - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2020 18:14

Flet shqiptarja që dhuroi për spitalin grek 600 maska që i qepi vetë

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2020 18:14

Sjelljet humane që na kanë frymëzuar në përballjen me COVID 19 kanë qenë të shumta në mbarë botën.

Një nga këto shembuj është Elona Agolli, shqiptarja me origjinë nga Korça e cila prej vitesh 21 vitesh në Greqi.

Ajo ka vendosur tu vijë në ndihmë mjekëve të spitalit të Grevenës, qytet edhe ku jeton, duke u qepur 600 maska falas.

Për Ora Neës ajo tregoi sesi ishte kontaktuar nga spitali dhe deri te vendimi për donacionin.

“Më mori në telefon përgjegjësja e spitalit të Grevenës, më tha na duhen 600 maska se kemi nevojë dhe sa kushton copa. Jemi të gjithë të mbyllur në shtëpi, e dija që kishte mungesë të maskave dhe dorezave. I thashë pa u menduar se do ti qep pa pagesë, dhuratë nga unë për spitalin. Kam 21 vite këtu, kam familjen dhe biznesin”.

Nisma e saj ka solidarizuar edhe të tjerë, ndërsa thotë se të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe po të ishte në Shqipëri.

“Shumë njerëz nga kjo iniciativë komunikojnë me mua që të bëjnë të njëjtën gjë, nga shumë qytete të Greqisë. Një komshia ime e bëri publike se nuk desha fare, vetëm që të gjithë të prodhojnë maska në shtëpi. Nëse do të isha në Shqipëri do të bëja të njëjtën gjë. Sot nuk ka vlerë as leku dhe asgjë.Kemi nevojë për njerëz dhe ndihmë. Aty ku duhet ndihmë duhet  ta japim patjetër”.

Greqia ashtu edhe si vendet e tjera të globit po përballet me pasojat e COVID 19. Elona thotë se frika është e madhe por në këto ditë më shumë se asnjëherë na duhet kurajo.

“Jemi shumë të frikësuar, kemi mbyllur bizneset. Shpenzimet vazhdojnë. Jemi të mbyllur në shtëpi. U bëj thirrje dhe shqiptarëve rrini në shtëpi se vetëm kjo do të na shpëtojë nga kjo situatë. Sa më shumë kurajo, kush mundet të ndihmojë, të ndihmojë”.